Ditën e martë Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar. Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./tch
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...