Pamje nga momenti kur Altin Ndoci dërgohet drejt spitalit pa pranga në duar

22:51 | 13 Janar 2026
E.G

Pamje kanë dokumentuar momentin kur Altin Ndoci është dërguar drejt ambienteve spitalore.

Në pamjet e siguruara, ai shfaqet duke u transportuar me autoambulancë, i shoqëruar në krah vetëm nga një efektiv i policisë së burgjeve, ndërsa dy punonjës të tjerë shihen duke e ndjekur nga pas.

Duke përfituar nga masat e lehtësuara, Ndoci ka arritur t’i shpëtojë kontrollit të efektivit që e shoqëronte. Sipas raportimeve, i dënuari ka goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut në ambientet e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike.

Shpërndaje në rrjete sociale