Manchester United po vazhdon formën e jashtëzakonshme që kur Michael Carrick mori drejtimin e klubit. ‘Djajtë e Kuq’ triumfuan sot me rezultat 2-1 ndaj Crystal Palace me rikthim në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e katërt me Lacroix, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Autori i golit të Palace u shndërrua në fytyrë tragjike në minutën e 56-të kur u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi penallti.
I saktë nga një 11-metra si zakonisht ishte Bruno Fernandes i cili barazoi rezultatin.
Tetë minuta më vonë, Fernandes asistoi për Benjamin Seskon i cili realizoi për 2-1. Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe United arkëtoi tre pikët e reja.
Me këtë fitore, Manchester United u ngrit në pozitën e tretë me 51 pikë teksa Crystal Palace bie në pozitën e 14-të me 35 sosh.
Ndeshjen e radhës, United e luan ndaj Newcastle kurse Palace përballet me Tottenhamin./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...