Nga nesër, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk ka nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën, por mund ta bëjë atë vetëm me një SMS.
Ky veprim është i thjeshtë, targën e makinës e nis me mesazh në numrin 50500 dhe nga ky moment ke paguar vendin e parkimit për një orë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e demonstroi sot mënyrën e re të pagesës së parkimit në Tiranë, theksoi se projekti shënon fillimin e një etape modernizimi për kryeqytetin.
“Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Evropë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para në dorë nuk është as transparente, por as moderne. Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ai sqaroi se në momentin kur orari i parkimit të paguar mbaron, atëherë qytetari njoftohet me SMS dhe do të ketë mundësi që ta rinovojë edhe për një orë tjetër vendin e parkimit.
Kreu i bashkisë bëri të ditur se ky projekt po pilotohet fillimisht në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, për t’u shtrirë më pas në të gjithë qytetin.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit