Policia e Shtetit bëri të ditur sot se po vijon operacioni “Siguria Detare”, me kontrolle të shtuara nga Ksamili, në Velipojë dhe në gjithë hapësirat ujore të vendit.
Si rezultat, janë bllokuar 34 mjete lundruese, nga të cilat 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Sipas Policisë, drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative deri në 100 mijë lekë.
Përgjatë një jave janë kontrolluar gjithsej 473 mjete. Në 8 raste Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar 19 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve në mjete.
Po ashtu, në bashkëpunim me autoritetet greke, është bllokuar një gomone e vjedhur në Kanalin e Vivarit, pranë Butrintit, duke vijuar hetimet për autorët.
Policia apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112./atsh.al
“Le ta propozojnë Vjosa Osmani, edhe unë e kisha votu për pr...
Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me Adem Jasharin: “Ka ...
Ambasadori ukrainas refuzon të ngushëllojë për Khamenein: Du...
Kurti: Besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë n...
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës