Një operacion policor është zhvilluar sot në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku dyshohet se janë proceduar penalisht disa pedagogë.
Sipas burimeve, pedagogët i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët dhe janë nën hetim për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti.
Pretendohet se studentët kanë paguar pedagogët për të kaluar lëndët në të cilat kishin mbetur në muajin shtator.
Burime bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, është marrë masa detyrim paraqitje ndaj 7 pedagogëve. Prokuroria ka lëshuar urdhra ndalimi dhe për një sekser, ndërsa sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra./telegrafi/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...