Me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara – dhe 12 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një tekst të rëndësishëm që synon zgjidhjen paqësore të konfliktit izraelito-palestinez dhe riafirmon angazhimin për zgjidhjen me dy shtete.
Shqipëria ka abstenuar në këtë votim, duke mbajtur një qëndrim neutral, në përputhje me qëndrimin e saj të mëparshëm në forume ndërkombëtare mbi çështjen palestineze.
Teksti, i quajtur zyrtarisht “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, dënon qartë Hamasin për sulmet ndaj civilëve më 7 tetor dhe kërkon dorëzimin e armëve dhe fundin e sundimit të tij në Gaza.
Ndër të tjera, deklarata bën thirrje: “Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur,” thuhet në deklaratë./euronews.al
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...