Elton Metaj, vrasësi i Sabrina Bengajt në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se nuk donte ta vriste ish-bashkëshorten.
Ai u shpreh se vjehrri i tij e ka ndjekur me armë dhe e ka kërcënuar. Sipas Metajt, ai e dinte të plagosur dhe jo të vdekur Sabrinën dhe prandaj u largua në ditën e vrasjes.
“Vjehrrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën.Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ku e do vija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj.
“Me kalimin e kohës Eltoni nuk më lejonte të vazhdoja shkollën dhe të punoja, pasi ishte me mendime patriarkale”.
Ky është rrëfimi i Sabrina Bengaj që nuk jeton më dhe njeriu për të cilin ajo flet është bashkëshorti që e vrau, Elton Bengaj.
Ky qëndrim i të resë që tetë muaj pas divorcit u vra prej ish-bashkëshortit është fiksuar në vendimin qe iu vendos në dispozicion Top Channel.
Sabrina rrëfen me tej: “Duke qenë në moshë të re i jam nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike të të paditurit”.
Por nëna e një vajze rrëfen para gjykatësit se fundi i martesës erdhi nga qasja që i shoqi kishte në “Facebook”:
“Në datën 17 shtator 2020 pashë disa foto të tij në ‘Facebook’, të shoqëruar me një vajzë tjetër, u trondita nga sjellja e tij , mora vajzën dhe u largova në shtëpinë e prindërve“.
Në gjyqin e divorcit, Elton Bengaj Metaj insiston se nuk dëshiron të ndahet pasi e do bashkëshorten. Por, pas refuzimit të saj për t’u ribashkuar, 32-vjeçari shkoi me armë në shtëpi për ta detyruar të kthehej, ku dhe u arrestua. Megjithatë ai doli nga burgu i Zaharisë në rrethana ende të pahetuara dhe e vrau atë në prani të familjareve.
ILD nuk ka dalë ende me rezultate se kush është përgjegjës për lehtësimin e pozitës së vrasësit, ndërsa prindërit kërkojnë hetime nga SPAK ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve./tch/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...