Për vrasjen që ndodhi sot në Gjakovë, e ku i dyshuari është ende në arrati, ka pasur versione të ndryshme.
Në media është raportuar se viktima dhe i plagosuri i rastit janë vëllezër mes vete, por këtë e ka mohuar Policia e Gjakovës, për emisionin Kosova Live, në T7, tek sa ka thënë se po bëjnë gjithçka për të kapur të dyshuarin.
“Hetimet janë duke vazhduar, të gjitha masat janë duke u marrë për t’u kapur personi i përfshirë në rast. Mbesim të rezervuar për motivet e këtij rasti dhe detajet, për shkak të rrethanave. I dyshuari është në arrati. Viktima e këtij rasti, me të plagosurin nuk janë në raport vëllezër mes vete ashtu siç është raportuar.”, tha Elezaj.
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...