Është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës ku prej ditësh qytetarët shqiptarë vijonin të bllokuar, duke krijuar situata tensionuese dhe bllokim të qarkullimit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pas 12 orësh tashmë situata po shkon drejt normalizimit dhe se në kufi po kalojnë qindra qytetarë.
Prej ditësh mijëra qytetarë shqiptarë prisnin për të kaluar në pikë Kufitare në Kapshticë.
Radhët në këtë kufi arritën deri në 3 km, ndërsa qytetarët u detyruar të prisnin në radhë dhe pa asnjë informacion.
Lexo edhe: Shkurtohet radha e makinave në Kapshticë, pala greke nisi punën me 4 sportele
Ndërkohë pas situatës së krijuar kaotike pala greke njoftoi për shtim të sporteleve e cila filloi të punonte me katër sportele për të bërë të mundur përshpejtimin e procedurave.
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...