Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një videoje në Facebook, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Italinë.
“Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, ishte lojë, e paç haram… Rëndësi ka që tani mundi dhe sakrifica e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do njihet njësoj si italianët. Kjo ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz dhe jam falënderues Melonit, pa të cilën kjo punë nuk do të merrte fund dhe mund të merret vite e vite të tjera”, tha Rama, shkruan A2.
Më tej, kreu i qeverisë tha se tani e ka radhën marrëveshja për pensionet me Greqinë: “Vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë vizion, me po atë vullnet dhe më po atë ndjenjë respekti që me kryeministrin Mitsotakis kemi ndarë qysh se jemi takuar për herë të parë. Kam besim se mandati ynë i katërt do të jetë edhe mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë. Ashtu sikurse do të jetë edhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi “i” i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh. Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë bashkë në BE”.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen