
Screenshot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur” në Himarë të Shqipërisë.
Dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe. Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçarja, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
Gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasja franceze, J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.
23-vjeçares thuhet se “iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, sipas policisë.
“Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit