Nga sot nis aksioni në supermarkete për të kontrolluar produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, foli për aksionin në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë një takimi me operatorët e përpunimit të industrisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij.
“Kemi disa javë që kemi paralajmëruar shtimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës ndaj këtyre lloj prodhimeve. Besoj që nga analizat, apo nga aksioni që fillon nga sot, në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo markteve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”
Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, z. Agim Ismaili dhe përfqesues të kësaj industrie, etj./syri.net
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...