Në 25 vjetorin e rënies së komunizmit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, vlerësoi Lëvizjen e Dhjetorit si fillimin e një epoke të re për Shqipërinë, megjithëse liria e fituar shpeshherë ka devijuar nga standardet e demokracisë.
Zigzaget dhe problemet jo rrallë të rënda të demokracisë në vendin tonë kanë qenë dhe janë një devijim nga ëndrra. Nga dhjetori i idealeve të pastra ëndrra e demokracisë dhe integrimit vazhdon, citon oranews presidentin Nishani.
Ndaj kreu i Shtetit apeloi për të afirmuar kulturën e dialogut politik dhe për të lënë pas konfliktualitetin, që dëmton vendin në rrugën drejt përmbushjes së ëndrrës së shqiptarëve.
Nishani:Fryma e dialogut duhet të afirmohet si kulturë e jetës tonë politike dhe institucionale për të kapërcyer shfaqjet e arbitraritetet, arrogancës, megalomanisë, për të lënë pas konfliktualitetin e dëmshëm që nuk ka të përbashkët me konfrontimin civil.
Presidenti vlerësoi me Dekoratën e Flamurit ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili tha se 25 vite pas shkëputjes nga regjimi i egër komunist ka përpjekje për të kthyer kultin e diktatorit Enver Hoxha.
Berisha:Përballemi me një përpjekje për të rikthyer kultin e Enver Hoxhës, përballemi me dekorim të xhelatëve.
Me Dekoratën e Flamurit nga Presidenti u nderuan edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990.
Në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave ra në sy mungesa e përfaqësuesve të lartë të maxhorancës dhe ambasadorëve të BE e SHBA.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...