Google ADS

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, delegacioni rus-Ramës: Me ç’bazë i jepni fjalën Zelenskyt para përfaqësuesve të KS-së?

17:32 | 20 Shtator 2023
E.G

Nga selia e OKB në New York, kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama ka hapur diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Rama theksoi se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe agjendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Agjenda e përkohshme e këtij takimi është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përmes aksionit shumëpalësh efektiv. Rendi i ditës miratohet! Do doja t’ju uroja mirëseardhjen të nderuar Presidentë, kryeministra e përfaqësues të nivelit të lartë. Në përputhje me rregullin 37 të Këshillit të Sigurimit ftoj përfaqësues të 50 vendeve. U vendos! Delegacioni i Federatës Ruse ka kërkuar fjalën”, deklaroi Rama.

Delegacioni rus i drejtoi në nisje kryeministrit dy pyetje, njëra sa i takon Presidentit Zelensky dhe tjetra për praninë e ministrit të Jashtëm të RMV-së si përfaqësues i OSBE-së.

Delegacioni rus: Kemi dy pyetje: Mbi ç’bazë propozoni t’i jepni Presidentit të Ukrainës fjalën para përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit, dhe në ç’bazë ftoni ministrin e jashtëm të RMV-së në cilësinë e kryetarit të OSBE-së?

Edi Rama: Mora shënim komentet nga delegacioni rus, dhe në përgjigjie do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do flasin në rendin e caktuar, do doja që kjo çështje procedurore të zgjidhej në nivelin teknik dhe ne të kalonim te thelbi i diskutimit. Ftesa jonë për Zelenskyn është konfirmim i plotë i paragrafit 33, dhe do u japë mundësi anëtarëve t’u përgjigjen komenteve të tij. Përfaqësuesi i OSBE-së këtu është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por nëse do jeni të qartë se ku është problemi do japim përgjigjie./tvklan

Lexo edhe:

Rama nga selia e OKB-së: Do të shfrytëzojmë takimin që Rusia të pranojë marrëveshjen për grurin