Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Taskforcën e Transportit Rrugor, ka nisur fushatën e kontrollit inteligjent të mjeteve në qarkullim, në kuadër të forcimit të kontrollit rrugor dhe rritjes së sigurisë në rrugë.
Fushata ka nisur në aksin Tiranë-Milot dhe do të vijojë në ditët në vijim edhe në akset kryesore kombëtare të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo nismë synon rritjen e sigurisë rrugore, evidentimin e mjeteve me mangësi ligjore, garantimin e kryerjes së rregullt të kontrollit teknik, si dhe forcimin e ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve mbi detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.
Fushata mbështetet në përdorimin e metodave dhe teknologjive inteligjente të monitorimit, duke synuar modernizimin e proceseve të kontrollit dhe rritjen e efikasitetit në administrimin e transportit rrugor.
DPSHTRR thekson se ky bashkëpunim ndërinstitucional përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve të sigurisë dhe forcimit të zbatimit të ligjit në sektorin e transportit rrugor.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...