Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq dhe një pikë në qytetin e Korçës.
Bllokimi nga Hetimi Tatimor pas skandalit të mashtrimit nga “Gulf” në zbatim të urdhër sekuestros të aseteve për “Sun Petroleum Albania”.Deri më tani hetimet zbuluan se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore. siç rezulton nga hetimet paraprake mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda pak ditëve, nga datat 15 prill deri në 19 prill thonë burime të grupit hetimor.
Më të dëmtuarat janë tre kompani transporti shton një burim i Prokurorisë, ndërkohë që nuk dihet ende se sa është numri i qytetarëve të cilëve u janë shitur tollona me vlerë, nga 1200 lekë deri në 1300 lekë për litër./sotnews/
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...