Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e shtetit.
Krahas homazheve, Kurti u takua me familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të komunës së Gjakovës, e cila në luftën e drejtë dhe çlirimtare i dha vendit 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.
Vetëm ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999 në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe më shumë se 100 martirë, përfshirë fëmijë, të rinj, pleq, gra dhe burra, vrasjet e të cilëve janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, me qëllim shfarosjen e shqiptarëve./Arbresh.info

SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...
Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...