Ministria e Shëndetësisë ka vënë nën presion mjekët e familjes nëpër qendrat shëndetësore për të rritur numrin e vaksinimeve anticovd, aq sa mjekët shpesh nuk ofrojnë shërbim nëse je i pa vaksinuar.
Nëse shkon për të marrë një rekomandim për te mjeku specialist, siç ndodh në rastin e rinovimit të patentës kur duhet të bësh një kontroll të syve apo të veshëve, nëse je i pavaksinuar mjeku refuzon të japë këtë rekomandim.
Pas mjekut te familjes, një tjetër filter e kalon tek mjeku specialist i cili pyetjen e parë që të bën është: A je vaksinuar ?
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar si objektiv që deri në muajin shtator të jenë vaksinuar rreth 70% e popullsisë target. Aktualisht janë vaksinuar afro 57 %e popullsisë së targetuar me dy doza.
Ministra e shëndetësise ka porositur një sasi prej 1 milion dozash të tjera vaksnie Pfizer për vitin 2022, një pjesë e të cilave vijnë brenda muajit mars. Në Shqipëri po diskutohet të nisë aplikimi i dozës së katërt të vaksinës anticovid./gsh/
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...