Nënshkruhet udhëzimi i përbashkët për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
“Dua të informoj publikun se kemi dakordësuar të tre ministrat për të adresuar një shqetësim mbarëqytetar që lidhet me nivelin e zhurmës në mjediset dhe ambientet e përbashkëta ku jetojnë. Të gjitha këto janë çështje që vit pas viti janë munduar të adresohen nga të gjitha institucionet publike.
Përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike apo fishekzjarrëve mbetet njollë e zezë që kërkon adresim të menjëhershëm. zhurmat në mjedis, përbëjnë cenim të rendit dhe qetësisë publike, përbëjnë shqetësim për qytetarët dhe cenojnë imazhin e turizmit tonë në sytë e vizitorëve të huaj. Kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm, përcakton në mënyrë të qartë nivelin kufi për zhurmën. Policia e Shtetit është institucion përgjegjës për marrjen e masave, ruajtjen e qetësisë publike nga çdo lloj veprimtarie publike që emetojnë zhurmë mbi nivelet e lejuara kufi.
Policia e Shtetit do ushtrojë kontrolle për çdo burim të zhurmës dhe do ndëshkohet me gjobë kushdo. Krahas dënimit me gjobë do vendoset dhe mbyllja e përkohshme apo e përhershme veprimtaria ekonomike sipas ligjit. Hedhja e fishekzjarrëve në orët e vona të natës duhet të monitorohet nga Policia”, u shpreh Ministri Balla./rtsh.al/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje