Gjatë muajve janar-maj 2019 në Shqipëri kanë hyrë 1.506.618 shtetas të huaj, ndërsa vetëm gjatë majit numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar ishte 829.164.
Krahasuar me maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %. Në maj 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 401.531. Sipas INSTAT, krahasuar me maj 2018, ky numër është rritur me 1,7 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në maj 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %.
Në pesëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 28,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 9,1 %.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën