Një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Anëvjosë të Memaliajt gjatë ditës së sotme. Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet K.Sh, i cili është gjetur nga të afërmit i vetëvarur pranë banesës.
Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk dihen arsyet që e kanë çuar të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.
Njoftimi nga policia:
Njoftohemi se në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj, është gjetur nga familjarët i vetvarur në afërsi të banesës shtetasi K.Sh., rreth 75 vjec. Nga kqyrja fillestare e trupit nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./balkanweb
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...