Një 26-vjeçar i identifikuar si Besmir Ajazi është kapur dhe ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Ai dy vjet më parë plagosi me thikë një person në qytetin e Kuçovës.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngjarjen kriminale.
Konkretisht në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë goditi disa herë me thikë një qytetar, gjatë një konflikti të çastit me të./abcnews.al
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën