Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej ditës së hënë ka nisur operacionin për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje përgjatë vijës bregdetare.
Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera.
Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve.
Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët, raporton tv klan, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë sqarohet se ka pasur dhe godina që janë shembur nga vetë ndërtuesit dhe IKMT nuk ka marrë pjesë në prishjen e tyre.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë