Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka bërë me dije se aktualisht janë 19 KZAZ që janë ndërprerë procesin e numërimit në rang vendi, ai nuk ka dhënë arsye të qarta pse është bllokuar ky proces, por theksoi se do të merren masat ligjore për këdo nga komisionerët që ka vonuar pa shkak procesin e numërimit të votave.
Duke folur për “News24”, Zguri thotë se shqetësuese situata është në 3 KZAZ të cilat janë ndërprerë në mënyrë jo ligjore procesin e numërimit të votave, duke marrë vendimin që ky proces të rifillojë pasditen e sotme në orën 17:00.
“Varen nga shkeljet që do bëjnë komisionerët përkatës. Fillon nga hetimet administrative deri procedime penale. Janë 19 KZAZ që kanë përfunduar procesin e numërimit, 19 të tjera e kanë ndërprerë për arsye të ndryshme. Ndërkohë që në të tjerat vijon. Shqetësuese situata është në 3 KZAZ pasi kanë marrë vendime për ta ndërprerë numërimin, dhe për ta vijuar në orën 5 pasdite. Për ne kjo është e paarsyeshme dhe nuk është ligjore, dhe kemi i kemi kërkuar administratës të ndërhyjë, për të vijuar procesi i numërimit”, u shpreh kreu i KQZ-së, Klement Zguri
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...