Një shtetas i Polonisë u ndalua nga Policia e Shtetit në pikën kufitare në Qafë Thanë pasi nuk kishte deklaruar 23 mijë e 700 euro.
Në njoftimin e policisë thuhet se polaku është me inicialet A.K. dhe u ndaluar në veturën e tij.
“Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 23 700 euro, që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...