Dy ditë pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilat serbët e quajtën të rrezikshme, se mund të ketë destabilizim të mundshëm të situatës në Ballkanin Perëndimor në mungesë të perspektivës së BE-së, reagon NATO që shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e situatës.
“Ne inkurajojmë liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen ndaj detyrimeve të tyre dhe të vazhdojnë pajtimin përmes dialogut. NATO dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë rol të ndihmojnë, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të rajonit duhet të gjenden në rajon”, – thuhet në përgjigjet e NATO-s për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Sipas NATO-s e ardhmja e Ballkanit Perëndimor shihet në kuadër të bashkëpunimit euro-atlantik.
“E ardhmja e NATO-s në Ballkanit Perëndimor është parë të jetë në drejtim të bashkëpunimit euro-atlantik dhe integrimit, ndërsa udhëheqësve të vendeve në rajon u takon të vazhdojnë që nëpërmjet dialogut të arrin pajtim”, thuhet në reagim.
Ndërsa për situatën aktuale në rajon dhe për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk e përjashtoi mundësin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, NATO nënvizoi shqetësimin e tyre në lidhje me “situatën e përkeqësuar kohën e fundit”.
Nga Aleanca thonë se Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për BE-në dhe NATO-n. Stabiliteti dhe siguria e rajonit kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. NATO do të jetë i pranishëm, i vëmendshëm dhe i angazhuar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe vazhdimin e misionit të KFOR-it.
“KFOR-i do të vazhdojë të luajë rol për mbështetjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, në pajtim me mandatin e OKB-së”, tha një zyrtarë i NATO-s për Tanjug.
Ai mes tjerash theksoi, se Aleanca e Atlantikut Verior kërkon nga vendet euroatlantike që të rithekson se “demokracia, sundimi i ligjit, reforma e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbësore për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës