Një konflikt ka ndodhur sot në mbrëmje në oborrin e një mobilierie në Nikël të Fushë-Krujës, ku dyshohet se shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës vëllezërit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç. Këta të fundit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, transmeton A2.
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione