Studiuesi Taulant Muka i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News tregoi se si vidhen paratë në universitetet publike duke filluar nga gradat e pedagogëve.
Pjesë nga biseda:
Muka: U hapën shkollat e doktoraturës dhe janë dhënë doktoratura pafund. Një udhëheqës merr 2 mln lekë të vjetra për doktoraturë. Nëse Fakultetit të Infermierisë u janë dhënë 300 doktoratura, janë 600 mln lekë. Është mungesë paraje apo korrupsion? Është 100% korrupsion. Ne po flasim për keqmenaxhim të fondeve. Ne kemi përdorur paratë publike për të pasuruar ata individë, shefa komisionesh, rektorë, dekanë, etj. Në një departament ke 12 veta, 11 janë profesorë. Janë kosto për shtetin. Ai ka marrë atë titull duke mashtruar dhe ka përfituar. Ai ka vjedhur shtetin, shoqërinë shqiptare. Unë vij nga Holanda. Në departamentin ishin 100 studentë doktorature dhe ishin vetëm 3 profesorë. Këtu janë të gjithë profesorë. Për këtë ngrihen këta studentë. Ka shumë të aftë këtu që janë pa punë. Mondi (i ftuari në studio) ka mbaruar doktoraturë në SHBA dhe është pa punë. FRESh ka 43 mijë anëtarë, 35% e studentëve aktual. 60-70 për qind aderojnë në parti politike. Universitetin e shikon si mundësi për të rekrutuar të rinjtë.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C