Gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë do të paraqiten alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta.
Më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremet Veri dhe Jug, ku në mesditë do të ketë zhvillim të tyre dhe do të shtrihen në të gjithë vendin duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas here në formë shtrëngatash.
Mbrëmja dhe nata mbeten kryesisht me vranësira të shpeshta përgjatë kufirit lindor por kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 35-40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./opinion.al
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit