Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por në krahasim me ditën e djeshme reshjet do të jenë në intensitet më të ulët. Nuk mungojnë as momentet me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 10°C./tch
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...