Ditën e enjte, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Reshjet shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësinë deri 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1–3 ballë./rtsh.al/
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...