Edhe shkurti muaji që mbyll stinën e dimrit, ka nisur me mot të kthjellët. Kjo situatë do të vazhdojë deri të martën në mesditë, kur do të nisë shtimi i vranësirave fillimisht në veri e më pas në gjithë vendin duke sjell reshje.
“Të mërkurën, reshjet parashikohet të jenë në formën e dëborës, duke qenë se do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Europian. Reshjet e borës do jenë të fokusuara në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Ultësirën perëndimore reshjet do të jenë në formën e shiut. Pas të mërkurës do të kemi kthjellim të motit dhe kushte të qëndrueshme atmosferike. “ tha meteorologia Adiola Bani.
Rikthimi në vlerat normale klimatike të muajit shkurt parashikohet të ndodhë në fund të javës që vjen. Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë celcius në zonat malore në 18 gradë celcius. Por të mërkurën temperaturat do të zbresin deri në -4, -5 gradë celcius.
“Ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e enjtja dhe e premtja, ku parashikohet që temperaturat në zonat e thella malore të luhaten në -6, -7 gradë celcius. Ndërsa mesdita jo më shumë se 10 apo 11 gradë celcius. Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur pritet të kemi sërish rikthim të motit të kthjellët e me diell në territorin shqiptar. “ tha më pas meteorologia Adiola Bani.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid