Ditën e sotme (17 shkurt) vendi ynë do të ketë mot kryesisht të paqëndrueshëm, me intervale afatshkurtra me diell dhe vranësira të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Në relievet e larta malore në lindje priten reshje dëbore me intesitet të ulët. Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi deri 6m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 12m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -1 deri 8°C;
Në zonat e ulëta 2 deri 15°C;
Dhe në bregdet 5 deri 16°C.
/RTSH/
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA