Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi situatën e rrugëve si pasojë e motit të keq. ARRSH njofton se gjatë natës në zonat malore të vendit kanë vazhduar reshjet e dëborës.
“Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Më tej thuhet se në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.
“Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, njofton ARRSH.
Autoriteti Rrugor bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisje me goma dimërore dhe zinxhirë për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektim të sinjalistikës dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore./tvklan.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...