Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë këtë të diel një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku ka vlerësuar punën e ekipeve që kanë qenë të angazhuara në terren gjatë ditëve të fundit me kushte të vështira atmosferike.
Në postimin e tij, Rama falënderon të gjitha strukturat dhe punonjësit që kanë vijuar punën pavarësisht motit të keq, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre për menaxhimin e situatës.
“Mirëmëngjes, dhe me punën që po vijon, si dhe me falënderimin për të gjithë ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Mesazhi i tij vjen në një kohë kur strukturat e emergjencave civile, bashkitë dhe ekipet e terrenit po punojnë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe normalizimin e situatës pas reshjeve intensive, ndërsa veriu i vendit dhe juglindja janë përfshirë edhe nga reshjet e dëborës.
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë