Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar në daljen e tij të parë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, exit poll-in e dalë në disa media që nxjerrin në avantazh të thellë mazhorancën.
Kreu i demokratëve deklaroi se këto exit-poll-e janë bërë nga njerëz që i shërbejnë Edi Ramës, dhe i kërkoi kryeministrit që të largojë bandit që sipas tij kanë rrethuar dhe ushtrojnë presion në KZAZ.
“I kërkoj Ramës që është një situatë të vështirë psikologjike që të mos iu kërkojë kriminelëve të intimidojnë dhe të tentojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një exit poll autor i të cilit është gënjeshtari që është një njeri i afërt i Ramës që i shërben atij në çdo rast si dëshmitar i rremë. Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë”, tha Berisha.
“Rritja e përqindjes në zonat tona është një ogur i bardhë. Unë jam këtu për të paraqitur ato që ndodhin. Gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit. Të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ është një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin. Kjo nuk do të ndodhë komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta”, tha Berisha.
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...