Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë një ditë më parë përpara Gjykatës së Apelit.
Apeli ka vendosur rikonfirmimin e masave të shkallës së parë, “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.
Nga ana tjetër, dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. Seanca në Apelin e Shkodrës zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të jap masa më të lehta sigurie, jo arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja Blerta Hamza, shkruan Shqiptarja.com.
Dy javë më parë, Prokuroria lëshoi urdhër-arreste për mjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, mjekët dhe infermierët në bashkëpunim me farmacistët porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...