Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas fitores së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përshëndetur këtë arritje të “Dardanëve”, duke e cilësuar si një fitore historike dhe emocionuese.
“MIRËMËNGJES dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama, duke e ndarë postimin me një video të tifozëve kosovarë që valëvisnin flamurin kombëtar shqiptar në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...