Shqyrtimi i kandidaturës së Bajram Begajt për President të Republikës shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve, mes deputetëve socialistë dhe atij të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Ky i fundit tha se Begaj nuk mund të zgjidhet President i Republikës për shkak se është ushtarak aktiv.
“Na mungon një CV e plotë dhe raporti. Duhet të shohim ekzakt se për çfarë po votojnë deputetët e Kuendit. Për hirë të solemnitetit që ka kjo seancë duhet të ishte i gjithë dokumentacioni këtu.
Një elemnt që ngrihet është që ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme në një periudhë të caktuar. Nëse është e vërttë apo ajo duhet të dalë nga CV-ja apo verifikimet që bëjnë autoritetet e tjera. Por ajo që na mungon mbi tryezë është dekreti i Presidentit të Republikës. Nuk mjafton relacioni juaj”.
Hajdari: Kosova ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë t...
Votuesit në Sllovaki do të zgjedhin mes ish-kryeministrit pr...
Maqedonci: Trupat ushtarake serbe në kufi, mesazh i Vuçiqit
Trepça mposht edhe Prishtinën
Vuçiq: Serbia nuk do të dërgojë forca ushtarake në Kosovë, d...
Humb jetën një punëtor në Prizren, e zë pakoja me qeramika