Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në Kancelarinë Austriake, Karoline Edtstadler, e shoqëruar dhe nga ministri Federal i Punës dhe Ekonomisë, Martin Kocher, vizituan këtë të enjte Tiranën, ku patën takime me kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Igli Hasani, si dhe ministrin e Ekonomisë Blendi Gonxhe.
Ka qenë ministrja austriake ajo e cila ka ndarë pamjet nga takimi në rrjetin e saj “X”. Në reagimin e saj ministrja austriake për BE-në thekson se vendi i saj mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“Dita 2 në Ballkanin Perëndimor. Vazhdova udhëtimin për në Shqipëri, së bashku me ministrin Martin Kocher. Shumë faleminderit kryeministrit Edi Rama për pritjen e ngrohtë në Tiranë. Shkëmbime të mendimesh me ministrin e Jashtëm Igli Hasani, ministrinë e Ekonomisë Blendi Gonxhe dhe Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka. Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan ministrja austriake në reagimin e saj./euronews.al
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...