Ngjarja e rëndë në Selenicë të Vlorës, e mbrëmjes së kësaj të premteje, tronditi jo vetëm banorët e fshatit Resulaj, por edhe opinionin publik në mbarë vendin.
Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, forcat e policisë së Vlorës, FNSH-së dhe RENEA-s, që u përfshinë shumë shpejt në aksion për rrethimin dhe krehjen e zonës për të kapur autorin e dyshuar të masakrës, ende nuk kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit.
Në Resulaj të Selenicës, orët e mbrëmjes ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të ndjekur nga pranë vijimin e operacionit policor për kapjen e të dyshuarit.
Zykaj shkaktoi 8 të vdekur si pasojë e një grindjeje për motive pronësie, mes të cilëve vëllain e gjyshit, dy djemtë e tij me të shoqet, si dhe dy fëmijët e njërit prej tyre. Shumë shpejt pas ndodhjes së këtij akti makabër, prokurorë që kanë marrë çështjen në dorë kanë marrë në pyetje prindërit e vrasësit, ndërkohë që në hetime është përfshirë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë./Top Channel
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...