Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është thirrur në interpelancë këtë të mërkurë në seancën plenare, nga ku ka pranuar se një sasi gazi lotsjellës është marrë nga Kosova.
“Kjo pyetje e ka marrë përgjigjien nga ne, por unë po e përsëris prapë. Në vitin 2019 institucionet tona u vunë përballë sulmeve të dhunshme, që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Përballë këtyre kushteve, PSH ka aplikuar një strategji 110 që ishte deskaluese, që synonte jo përshkallëzim. Policia ka vepruar gjithmonë një hap më pas nga ata që ka patur përballë, ky është njëshi i parë. Policia ia ka dalë që të mos ketë asnjë viktimë. Kemi mbrojtur lirinë e qytetarëve, kemi mbrojtur të drejtën e protestës. Sipas nesh angazhimi ka qenë tamam sipas librit të shkollës më të mirë evropiane. Nëse jeni të interesuar nga ka ardhur gazi, mund të kërkoni informacion. Gazi është përdorur nga rezervat që kemi patur që nga qeveria më e mëparshme. Se kam dëgjuar spekulime, jo po ka ardhur nga Kosova. Po kemi marrë një sasi gazi nga Kosova në muajin qershor, por është aty dhe s’është përdorur. Është fatkeqësi për këdo që merr dhe ballafaqon gra dhe pleq para policisë.”-tha Lleshaj.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...