Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar për programin e Qeverisë në mbështetje afatgjatë për familjet e mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë se Shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka shkruar se ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë
“Elbasan, në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit Arbër Belba, i cili përfitoi kredinë e lehtësuar, falë programit të veçantë të Qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit me kredi me interes shumë të favorshëm për shtëpi.Ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Balla./Arbresh.info
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...