Gjatë vizitës së tij më Malin e Zi kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka zhvilluar takime dhe vizita të shumta.
Në një shënim në faqen e tij në facebook ai njofton edhe për vizitën që ka zhvilluar në Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit.

Ja postimi i tij i plotë:
Shumë i lumtur të vizitoja Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku u prita nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale.
Këtu kanë shërbyer shumë kolosë të besimit katolik, në veçanti i madhi Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj.
Po ashtu gjatë vizitës ë tij në Mal të Zi kreu i shtetit shqiptar ka bërë një vizitë edhe në Katedralen e “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit.
Edhe këtë vizitë ai e ka njoftuar me një shënim në fecebook.

Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...