Me rastin e Festës së Sulltan Novruzit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe klerikë të tjerë bektashianë.
Presidenti i Republikës u uroi të gjithë besimtarëve bektashinj “Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit”, shëndet e mbarësi për ta dhe familjet e tyre si dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ndodhen.
“I bashkohem mesazheve të Kryegjyshit Botëror dhe uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët bektashian si dhe të gjithë qytetarët: Pranverë të ketë në zemrën e çdo shqiptari! Sot dhe në ditët që vijnë, sepse kjo është një ditë e rigjallërimit jo vetëm të natyrës dhe optimizmit pranveror, por na fton edhe të reflektojmë më shumë për të rigjallëruar vlerat tona më të mira njerëzore, familjare, shoqërore, kombëtare në emër të atyre idealeve, për të cilat sakrifikoi Imam Aliu, për të idealizuar jetën e për të zhvilluar demokracinë njerëzore. Pranverë për të gjithë!”, – theksoi Presidenti Meta./tch
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...