Pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë në lidhje me dy biznesmenët indianë, ka reaguar edhe presidenca, ku sqaron arsyet e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për ta.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, presidenca thekson se janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese, nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare
“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, se:
Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, ‘për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë’.
Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”, njofton presidenca.
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...