Presidenti Ilir Meta ka përhëndetur këtë të enjte vendimin e Parlamentit Evropian për njohjen e liderit të opozitës Juan Guaido si Presidentin legjitim të Venezuelës, e cila prej ditësh tashmë është ngritur në këmbë në protesta për rrëzimin e Presidentit Maduro.
Përmes një postimi në rrjetin social, Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit, i cili erdhi disa ditë pas aktit që kreu Presidenti Trump.
“Përshëndes vendimin e ParlamentiEuropian për të njohur Juan Guaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike”-shkruan Meta.

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...