Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli si dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, kanë vizituar familjen Abazi në Gjilan e cila humbi dy djem në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.
Me këtë rast Meta tha se ndodhet aty për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi për humbjen e dy njerëzve për të cilët tha se është një humbje e pazëvendësueshme edhe pangushëllueshme, raporton arbresh.info.
“Jemi sot këtu në Gjilan për të ndarë dhimbjen edhe me familjen Abazi për humbjen e dy njerëzve mjaft të dashur që është një humbje e pazëvendësueshme edhe pangushëllueshme cila ishte pjesë e gjitha atyre humbjeve njerëzore që pësuam me tërmetin e 26 nëntorin në Shqipëri”, tha Meta.
Ai tutje tha se ndjenja e solidaritet që ekziston si dhe mbështetja e të gjithëve do të bëjë që kjo familje ta përballojë dhimbjen më lehtë.
“Por besoj që me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston këtu që ekziston tashmë midis dy vendeve tona që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore dhimbja do të jetë më e lehtë edhe kjo familje do të ketë mundësi për të përballuar me mbështetjen e gjithë komunitetit me mbështetjen e gjithë neve në mënyrë që edhe ata fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre të ndjejnë mbështetjen dhe kujdesin për një të ardhme më të mirë”, përfundoi ai.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...