Meta i rikthehet konferencave për shtyp, pas shkarkimit nga Kuvendi

10:01 | 11 Qershor 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mbajë sot konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta prej më shumë se 1 muaji nuk zhvillon asnjë konferencë teksa sot do të dalë për herë të parë edhe pas shkarkimit nga Kuvendi dy ditë më parë.

Në orën 13:00 Presidenca ka paralajmëuar një bashkëbisedim të Metës me gazetarët.

Para zgjedhjeve, Presidenti Meta intensifikoi konferencat për shtyp gjatë fushatës ndërkohë që Kuvendi në nismën për shkarkimin e tij e cilësoi këtë si përfshirje të tij duke e akuzuar për shkelje në postin që mban. Pavarësisht se Kuvendi miratoi shkarkimin e tij, ‘fjalën e fundit’ e thotë Gjykata Kushtetuese.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Rikthehen konferencat per medias te se premtes.

Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit.

Lajmet më të lexuara